Damian Gjiknuri prezanton Elisa Spiropalin si drejtuese politike të aarkut të Kukësit…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ditën e sotme, ka prezantuar në Kukës, drejtuesen e re politike të këtij qarku, Elisa Spiropali. Gjiknuri në këtë takim shoqërohej nga deputeti Blendi Klosi.

Ai shprehet i bindur se me eksperiencën e saj Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark, do arrihet të përmirësohet rezultati në sfidat elektorale të radhës.

“Kukës, prezantimi i Elisa Spiropalit si drejtuese Politike të Qarkut gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste, ku theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që të jemi gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Jam i bindur se me mbështetjen time si Sekretar i Përgjithshëm, eksperiencën e Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark, do arrijmë të përmirësojmë rezultatin në sfidat elektorale të radhës” shkruan Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad