Danezët më të pasurit në BE, çdo familje i ka mesatarisht 250.000 euro pasuri…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Danezët janë më të pasurit në Bashkimin Europian, derisa rumunët më të varfrit – e këto të dhëna janë marrë nga Banka Qendrore e Danimarkës.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, një familje daneze ka pasur mesatarisht 250,000 euro. Megjithatë, lajm i keq është që danezët të njëjtën kohë figurojnë në listën e vendeve me më së shumti borxhe në BE, transmeton Telegrafi.

Përqindja e borxhit arrin në 75,300 euro, e vendi me më së shumti borxhe janë qytetarët e Luksemburgut – ku borxhi i tyre kap vlerën mesatare prej 88,000 eurove.

  Në Bankën Qendrore, kanë theksuar se pjesa e madhe e pasurisë përbëhet prej pronave të paluajtshme, e pak para të thata. Pasuria e tyre mesatare financiare është 177,500 euro, që është pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Pas danezëve më të pasurit janë holandezët, ata të Luksemburgut dhe Suedezët. E më të varfrit janë rumunët, e aty figuron edhe Lituania dhe Bullgaria e Greqia.

Zjarr Tv Ad