Dani Alves tashmë bardhezi/ Zyrtarizohet “martesa” me Juventusin (FOTO)

0
875
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dani Alves ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, duke u bërë zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

Mbrojtësi brazilian është bashkuar me kampionët italianë pas tetë viteve me Barcelonën, ku ai fitoi La Liga plot gjashtë herë dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

Afrimi i tij dhe Stephan Lichtsteiner nga krahu i djathtë, i jep ‘Zonjës së Vjetër’ cilësi të konsiderueshme për atë pozitë. Alves ka përfunduar vizita e tij në qendrën ‘J-Medical’ në mëngjes, dhe vazhdoi në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën e tij të re menjëherë pas kësaj, siç konfirmohet nga klubi në një deklaratë zyrtare.

Kontrata është e vlefshme deri më 30 qershor 2018, me një opsion për të zgjatur edhe për një vit, teksa do t’i fitoj rreth 3.5 milionë euro në sezon plus disa bonuse. /Telegrafi/a.k

dani

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad