Danimarka ka bllokuar vaksinën Astra Zeneca/ Ogerta Manastirliu: Tek ne nuk vjen e njëjta seri si në Danimarkë…

0
847
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është bërë me dije nga autoritetet, që në Shqipëri do të mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Ndërkohë, ndërsa disa vende të Europës, kanë ndaluar vaksinimin me këtë lloj vaksine për personat mbi 65 vjeç, Danimarka ka pezulluar sot përkohësisht kryerjen e kësaj vaksine. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, ku tha s’e kjo seri që vjen tek ne, nuk është e njëjta me atë që ka rezultuar problematike në Danimarkë.

Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që është në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër seri është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, kështu u shpreh Ogerta Manastirliu.

 

Zjarr Tv Ad