Darka me gaforre, petale trëndafili dhe shampanjë, ministri francez kritikohet për jetën e luksit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jeta e luksit e ministrit francez të Mjedisit ka përforcuar idetë në vend rreth shpërdorimit që qeveria i bën parave publike. Ministri Fransua dë Ruzhi është akuzuar këtë javë për organizimin e darkave luksoze dhe rinovimin e apartamentit të tij privat me para të taksapaguesve.

Kabineti francez ka nisur një hetim ndaj ministrit vendës të mjedisit për shpërdorim të parave të taksapaguesve.

Zyra e kryeministrit njoftoi se akuzat mediatike ndaj Fransua dë Ruzhi për shfrytëzim të mbi 60 mijë eurove fonde publike me qëllim rinovimin e banesës së tij private, do të zbardhen plotësisht, dhe në rast fajësie çdo qindarkë do i rikthehet arkës së shtetit.

Dë Ruzhi të premten pranoi se kishte bërë ndërhyrje në apartamentin e vjetër, por i hodhi poshtë insinuatat se i kishte siguruar fondet ilegalisht apo përmes mekanizmave socialë qeveritarë.

Akuzat ndaj 45-vjeçarit nisën të hënën kur në medie u shfaqën pamje të darkave luksoze që ai dhe bashkëshortja organizonin me miqtë e ngushtë.

Pamjet e gaforreve gjigante të rrethuara nga shishe vere dhe petale trëndafili në darka informale irrituan publikun francez, veçanërisht pasi u mësua se stafi i parlamentit kishte ndihmuar në shtrimin e tavolinave.

Dë Ruzhi tha se ai dhe bashkëshortja kanë alergji nga kafshët e detit dhe se pritje të tilla ishin bërë për funksionarë të ndryshëm gjatë kohës kur shërbente si kryetar parlamenti.

Dy ministra të kabinetit kërkuan këtë javë që Dë Ruzhi të japë dorëheqjen.

Ministri i Mjedisit që është ngarkuar me transformimin e sistemit energjetik të vendit drejt teknologjive të gjelbra mbrohet ndërkohë nga presidenti i vendit, Emanuel Makron, i cili vetë etiketohet si “presidenti i të pasurve”.

 

Zjarr Tv Ad