Ish- deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” se qeveria duhet të ngrejë një grup për të diskutuar në lidhje me krizën ekonomike.
Ai mori shembull iniciativën e kryeministres britanike Lizz Truss për menaxhimin e krizës.
“Qeveria duhet të fillojë të ngrejë një grup, të diskutojë pse jo, edhe me opozitën. Liz Truss sapo u bë kryeministre, vendosi tavanin me energjinë që nuk duhet ta bënin të djathtët. Këtu gogoli është Putini, nuk është gogoli Rama mor burrë”, tha Bushati.
Në debat u përfshi edhe deputeti Dashamir Shehi i cili u shpreh se asnjëherë nuk janë rritur çmimet si në këto 2-3 vitet e fundit dhe kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimeve nga ana e qeverisë.
Debati i plotë
Dashamir Shehi: Para një viti këtu u thanë hidrocentralet, ku ishte Putini. Rama i thau.
Ervin Bushati: Përse ça është ai kuçedër e…
Pano Soko: E ka shit shtrenjtë për të futur një pjesë të parave në buxhet dhe ne na thotë e ka shitur lirë.
Dashamir Shehi: Dilka Putini na përcakton çmimin, ne nuk punojmë me gaz tani mos gënjen popullin kot
Ervin Bushati: Energjia me ça prodhohet
Dashamir Shehi: Në Shqipëri me ujë
Ervin Bushati: Ore në botë.
Dashamir Shehi: Asnjëherë nuk është rritur çmimi kështu