Dash Shehi kritik me grupin e Berishës: Kanë marrë rrugën e gabuar, nuk rithemelohet partia kështu! Kanë hall të zgjedhin shefat

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Dashamir Shehi, thotë se nuk është ftuar të marrë pjesë në procesin e bashkimit të PD, apo të japë kontribut. Ama ai kritikon grupimin e drejtuar nga Sali Berisha, duke thënë se ata kanë marrë rrugën e gabuar.

I ftuar në Ora NeWs, Shehi u shpreh se grupi që drejtohet nga Berisha “nuk ka ndershmërinë dhe sinqeritetin me thënë që nuk rithemelohet partia kështu.”. Sipas tij, deputetët kanë hallin e shefave të tyre, por kanë harruar se duhet të mundin Ramën dhe jo njëri-tjetrin.

“Për të qenë të sinqertë jo, as nuk kanë ftuar në këto lloj teze. Nuk jemi përzier sepse është një çështje e tyre e brendshme. Ata kanë marrë rrugën e gabuar. Nuk është kjo mënyra për të zgjidhur situatën. Ky grupi i tjetër që ka marrë vulën nga një vendim gjykate nuk ka ndershmërinë dhe sinqeritetin me thënë që nuk rithemelohet partia kështu.

Këto kanë hallin të zgjedhin shefat, e thënë në këtë lloj mënyre, kam frikë se nuk do të bashkohen. Puna është që këto gjysma të bëjmë maksimumin kundër Ramës. Këta janë mburrur deri tani se kanë mundur njëri-tjetrin. Ne nuk jemi këtu për të mundur njëri-tjetrin, por Ramën dhe qeverinë e tij”, tha Dashamir Shehi, kreu i LZHK.

Zjarr Tv Ad