Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, (LZHK) Dashamir Shehi është shprehur kundër legalizimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë.
Ai tha në seancën e sotme plenare se kjo do të demoralizonte fermerët për të mbjellë kultura të tjera bujqësore, siç është patatja, pasi mund të shohin mundëis të tjera fitimi, pak më të lehta. Më tej ai ftoi bujqërit që të shtojnë sipërfaqet me drithëra që të mos jemi të varur nga Perëndimi.
“Kjo idea e çmendur e drogës, pak e kemi emrin në drogë poshtë e përpjetë. Hajde t’i mbushim mendjen atij shko e mbill patate, kur mund të thotë se këtu ka 100 mundësi për të fituar para ndryshe, nuk e di se ku shkon marrina, vendime të gabuara do e shikoni që në fund të këtij viti do të ndikojë te niveli i bujqësisë në Shqipëri.
Do i ftoja kolegët e bujqësisë kemi akoma kohë që të nxisim bujqit që të mbjellin kulturat e pranverës dhe në vjeshtë të shtojmë sipërfaqet me drithëra që të mos jemi kaq të varur nga perëndimi, kundër këtij ligji nuk jam sot, sikur qeveria t’i largojë pak duart nga 5 gjërat që vijnë nga Europa, bujqësia ka nevojë për ide të tjera shumë më të mëdha, shumë të rëndësishme. Kjo është mënyra se duhet trajtuar bujqësia”, u shpreh Shehu.