Dash Shehi: Me letra i marr para oligarkët, jetoj në një apartament të Enver Hoxhës

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka vlerësuar qëndrimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për të folur me emra për oligarkët, të cilët opozita i ka denoncuar vazhdimisht. Sipas Shehit, vendimi i Bashës për të nxjerrë emra është pozitiv.

Shehi foli edhe për pasurinë e tij, ku tha se ende jeton në një apartament të Enver Hoxhës.

“Po qe për letra këto oligarkët i marr të gjithë bashkë përpara dhe nuk bëjnë gjysmën time. Sot kam një apartament të Enver Hoxhës. Duhet të kishim arritur të analizojmë disa fenomene. Nuk mund të themi që meqë dikush është bërë i pasur dhe gjen të drejtën për të drejtuar Shqipërinë. Në Afrikë drejtojnë vetëm të pasurit, në vendet aziatike, në Amerikën Latine, në vendet e prapambetura. Ja ku e kemi Italinë 2-3 biznesmenë ka. Ata pasanikët e përfaqësojnë veten në parlament me njerëzit e vet.

 Unë nuk po them që fajtorët janë ata, po them që qeveritë që prishin rregullat dhe ata janë përfitues gjithashtu. E vetmja gjë pozitive në këtë lloj historie është se janë po të njëjtën njerëz. Po të ishin të ndryshe do ishin edhe më fatkeq. Të paktën në këtë mes janë ca njerëz të ndërmjetëm që mirë keq disa njerëz vazhdojnë bëjnë biznes. Nuk do ngrihet Danimarka këtu, por një shtet i pranueshëm. Aty ka një masë deputetësh që do kenë kurajo të denoncojnë disa fenomene negative. Na kanë çarë dërrasat me një moral kot. Nuk ma merr mendja që ata që janë të huaj nuk e dinë kush janë të korruptuarit e vërtetë.

Pas 30 vitesh një kryetar opozite po vë gishtin në disa emra konkretë. Unë gjykoj qofsha i gabuar që ky është një gjest pozitiv shumë i vogël,” deklaroi Shehi.

Zjarr Tv Ad