Dash Sula i përgjigjet ministres së Bujqësisë: Vaji i ullirit mbetet pa shitur nga korrupsioni, jo për shkak të mbiprodhimit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula, replikon me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila dje u shpreh se vaji shqiptar kanë mbetur pa shitur për shkak të mbiprodhimit e mbjelljes pa planifikim të ullirit.

Sula thotë se kërkesa në Evropë e në Italinë fqinje është shumë e lartë për vaji ulliri, ndaj ministrja duhet të kishte prezantuar produktin shqiptar nëpër panaire. Sipas deputetit demokrat, vaji dhe ulliri nuk shiten për shkak të korrupsionit, jo mbiprodhimit.

“Ndërkohë ka pasur edhe ndonjë përpjekje nga vjet biznesmenët vendas që të lidhen me biznesmenë në Itali, por në dijenin time përpjekjet kanë dështuar për shkak përceptimit të tyre dhe vështirësive të hasura në fazat e para për shkak të korrupsionit në Shqipëri”, thotë Sula.

Reagimi i plotë i Dashnor Sulës, deputet i PD:

Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit ne qeverisje jo prej mbiprodhimit. Kisha vendosur që në këte prag feste të ndërrimit të vitit të mos postoja për problemet në vend, por nuk mund të rri pa i thënë disa fjalë ministres se bujqesise.

Me papergjegjshmerine me te madhe doli dhe beri fajtor fermeret vendas, qytetaret se kane mbjell “pa plan” ullinj, ndaj edhe vaji nuk po shitet. Kete deklarat e ben vetem nje qeveritar i papergjegjshem dhe me vlersim zero per njerezit qe perfaqeson.

E verteta eshte se fermereve shqiptare u ka mbetur vaji ne shtepi, ndonese me super cilësi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie dhe mungesës së vizionit. Znj. Ministre, të dashur qytetar që do lexoni këtë postim, do duhej që këtë vit por edhe më herët së pari që paratë që shpenzojnë nga buxheti i shtetit për karrige luksi nëpër zyra, për festa dhe zbukurime koti, ti përdorte për panaire në vendet e evropës për të prezantuar produktet shqiptar.

Jo shumë largë nga këtu, në Itali, kërkesa për vaj ulliri është shumë e lartë. Nëse qeveria jonë do ishte rrekur të mendonte sadopak për fermerët mund të ftonte disa biznesmenë italianë në shqipëri ti bënte një tur në Elbasan, Peqin, Belsh, Berat, Lushnje, Vlore dhe Sarandë dhe këtë fundvit familjet tuaja do ishin më të lumtura sepse do kishit shitur prodhimin. Por këtë gjë nuk e bëri qeveria. Nuk e bëri sepse interesi i tyre nuk janë qytetarët, por tenderat qindra miliona euro që sigurojnë edhe bakshishe për ta.

Ndërkohë ka pasur edhe ndonjë përpjekje nga vjet biznesmenët vendas që të lidhen me biznesmenë në Itali, por në dijenin time përpjekjet kanë dështuar për shkak përceptimit të tyre dhe vështirësive të hasura në fazat e para për shkak të korrupsionit në Shqipëri. Këto janë arsyet e vërteta pse vaji shqiptar mbetet pa shitur e jo mbiprodhimi.

Zjarr Tv Ad