Dash Sula i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë më kokë” me kryeministrin: Çfarë i dorëzoi deputeti?

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë që nuk e shikojmë shpesh u shënua në Kuvend gjatë seancës së sotme. Sapo kryeministri Edi Rama ka mbyllur përgjigjen e tij të gjatë kundrejt opozitës për Portin e Durrësit, deputeti Dashnor Sula, i ka shkuar Ramës pranë duke i dorëzuar disa dokumente për këtë port.

Opozita akuzon qeverinë se po i falet toka dhe taksat investitorit, ndërsa shtojnë hije dy shimi për kompaninë që sipas tyre është “offshore”.

Sula më herët në dorë mbante disa pamje të ministrave në një darkë tek “Nusret”, ndërsa nuk dihet se çfarë dokumentesh të tjera i dorëzoi.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të deb atojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Zjarr Tv Ad