Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar debatin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ai tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo l*uftë me akuza personale po e dëmton PD-në.
“Nuk ka asnjë debat të brendshëm, kush është e mira e kush është e keqja. Debat mes shefit të vjetër dhe shefit të ri, dhe po bëhet kush po kontrollon oborrin, për sa kohë që mund të mbetet në rrafshin politik, për mua është e pranueshme, sa kohë do të diskutohet kush e gabuar, kush ka qenë pikat më të rënda, e konsiderojë të pranueshme, kur debati shkon në akuza personale, gjykojë që opozitës do i bëj dëm. Nuk jemi më në rrafshin politik”, tha Shehi.