Dashamir Shehi flet për marrëdhënien me Ramën: I kam bërë edhe këshilltarin vullnetar, por më ka zhgënjyer

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Shehi ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli ndër të tjera edhe për situatën politike në vend për humbjen e zgjedhjeve ai tha se erdhi për faj të të gjithëve, por në veçanti të Bashës, pasi opozita nuk arriti të evidentojë që pala tjetër ishte më e përgatitur. Ndërkohë përçarjen e PD-së Shehi e quajti një absurd politik. Ai tha se problemi në PD ka qenë gjithmonë aty dhe theksoi se në partitë shqiptare mungon liria e brendshme.

Dashamir Shehi u shpreh se për momentin nuk sheh asnjë mundësi për të zgjidhur problemet që PD-ja ka, por ai sugjeroi që të paktën për zgjedhjet e 6 marsit demokratët duhet të bashkëpunojnë, duke ngritur një komision dhe të zgjedhin nga një kandidat për secilën bashki, në të kundërt sipas tij zgjedhjet do të mbarojnë pa filluar.

8 janarin Dashamir Shehi e cilësoi si një turp të madh, ndërkohë që theksoi se, “Bashës i ka ardhur koha të ikë, ndërsa Berisha duhet të kishte ikur me kohë”.

Ndërsa për marrëdhëniet me Ramën ai tha se janë shumë të këqija. “Mua personalisht më ka zhgënjyer”, tha Shehi, teksa tregoi se dy vitet e para që Rama erdhi në pushtet ai ka bërë edhe këshilltarin vullnetar për të me shpresën se do të bënte për Shqipërinë, por sipas tij, s’ bëri asgjë veçse dhunoi edhe atë pjesë që i kishte mbetur vendit tonë.

Ndërkohë në program miku u tij Agron Duka dërgoi një videomesazh surprizë për Dashamir Shehin. Ata njihen përtej politikës, dhe Duka shprehu vlerësimet e tij për deputetin Shehi, duke e cilësuar si një njeri të drejtë, të ndershëm, që nuk di të mashtrojë, që rrezaton mirësi, dhe që fjala e tij i duhet politikës edhe për shumë vite të tjera.

Kujtojmë që në rrjetet sociale janë të shumta memet që qarkullojnë për Dashamir Shehin, dhe në lidhje me to në “Dola te Ola” deputeti tha se ndonjëherë e mërzisin dhe nuk i sheh si të përshtatshme për të.

Zjarr Tv Ad