Gjatë një interviste televizive, deputeti Dashamir Shehi, shprehet i shqetësuar, për faktin se; edhe po u kthye Berisha, s’ka për të ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Unë dua ta ç’dramatizoj, sepse drama kryesore është se kemi për herë të tretë një autokrat si Edi Rama, kjo më shqetëson mua, se çfarë do t’i bëjë Shqipërisë dhe s’ka për të ngelur më pikë lirie, kështu shprehet Shehi.
“Berisha-Basha hijet që mbeten pas…” për këtë temë po diskutuar në studion e Ora Neës, ku të ftuar ishin, deputeti Dash Shehi, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani dhe themeluesja e neësbomb Anila Basha. “A do të ishte largimi i Bashës një rrugëzgjidhje?” Dash Shehi: “Nuk është fundi i botës se ikën Basha. Ne nuk po merremi me dramën kryesore është që për herë të tretë kemi një autotrak si Edi Rama.
Më tmerron se nuk ka për të mbetur më pikë lirie. Edhe po të kthehet Berisha në krye të PD-së është sistemuar krenaria e Berishës por nuk mund të bëjë më fitimtarin. Ne duam një shef që të na çojë në fitore. Kjo është detyrë e opozitës. Kam frikë që këto të dy që po zihen. Po zihen për PD-në, por funksioni i opozitës është të largojë Edi Ramën. E këto në një farë mënyrë kanë cunguar njëri tjetrin e nuk mund të mbërrijnë më në fitore. Këto po merren kush do kontrollojë pushtetin tek ajo që ka mbetur brenda PD-së. Kjo nuk është rruga më e mirë.
Mua më intereson opozita e jo jeta e tyre personale. Është thy qerrja e nuk gjëmojmë rrotën ku ikën një e një tjetër por hajde të ulemi e të ribëjmë qerren tonë bashkë. Nuk është fundi i botës. E do të ftoja që debatin për kontrollin brenda partisë ta bëjnë brenda një limiti që është i tolerueshëm, ndryshe do i bëjnë dëm vetes. Do nisin të copëtojnë karrigen që janë ulur vetë”.