Dashamir Shehi: Ndjej kënaqësi kur dënohen hajdutët, se kam 30 vjet që jam i ndershëm! Por me rastin e Llallës, po i mashtrojnë shqiptarët…

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar dënimin e Adriatik Llallës dhe arratisjen e tij nga vendi. Shehi tha se në rastin e Llallës “diçka cedon” dhe nuk mund të konsiderohet “kapja e peshkut të madh”, sepse ky do të ishte një mashtrim ndaj shqiptarëve.

“Kjo histori cedon në disa gjëra dhe nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen funksionarët. Madje unë pres që të dënohen funksionarët. Ndjej një lloj kënaqësie pothuajse perverse që të dënohen disa hajdutë. Meqë kam qenë për 30 vjet i ndershëm, them ore ç’janë këto horra që na rrethojnë? Pse duhet të jetojnë këta në këtë llucë? Atëherë unë ndjej një kënaqësi perverse. Unë e shpreh, të tjerët bëjnë sikur qajnë për këtë punë.

Në këtë histori, shoh se ka dicka që nuk qëndron. Tani ky Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe shkon në burg për çështje të dorës së dytë. Ky zotëri, ose hetohet dhe shkon nëpër burgje sepse ka liruar grupet e organizuara, bandat për këtë bëhet gjykim i madh. Ose ne këtu përfundojmë te kafet e Nexhmije Hoxhës.

Ose ka bërë zullume dhe po mburremi se po dënojmë një peshk të madh. Jemi në situatë qesharake. Ky nuk bën as dy vjet burg, mund të përfundojë të marrë ca punë sociale. Kjo mbaron me një zhurmë dhe është situatë falsiteti që ne i shesim shqiptarëve. Gjykoj këtë si fenomen dhe jo rastin. Më rezulton se ka një problem të madh brenda.

Për mua , ky Llalla për burrni duhet të rrinte këtu. Nëse merr rrugët e botës, do e zhvlerësojë. Nëse ky ka gjëra të rrezikshme, që ky të jetë i siguruar fizikisht duke ndejtur jashtë, këtë do ja lëmë kohës dhe do presim të dëgjojmë”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad