Dashamir Shehi: Nuk bëjmë krushqi me Metën, na e ka “dredhur” disa herë

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se opozitën e bashkon lufta kundër Edi Ramës. Ai u shpreh kritik ndaj kreu të Partisë së Lirisë, duke thënë se Meta ka treguar shumë herë që mund të ndryshojë kah politik, duke shtuar se beteja duhet vazhduar bashkë edhe në zgjedhjet lokale.

Ne na bashkon lufta ndaj Edi Ramës, nuk bëjmë krushqi ne. Meta nesër ikën, sepse e ka alternuar veten e tij shumë herë, herë me socialistët herë më demokratët, nuk e di se çfarë bën. Sa herë Meta ka qenë në një linjë të drejtë, e kam mbështetur.

Edhe në vitin 2008 kemi qenë bashkë. Ne kemi një luftë kundër PS-së dhe kjo na bashkon dhe kandidatët e përbashkët. Por mund të na ndajnë edhe gjëra të tjera. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë deri në zgjedhjet e lokale edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin, sepse nuk po martohemi”, u shpreh Shehi në Ora News.

Zjarr Tv Ad