Dashamir Shehi për borxhin publik: Po ua marrim kalamajve tanë, jo investitorëve, duhet të ketë më shumë transparencë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti, Dashamir Shehi

Të them dhe unë nja dy fjalë për procedurë. Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri, bëjnë replikë me njëri- tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.

Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për cfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë.

Në Shkodër është një fjalë e madhe që thotë: Lypa është e madhe po nuk të lë në baltë. Minimalisht kjo kërkon transperencë sepse po vazhdojmë të marrim e të marrim. Nëse vazhdojmë të marrim, borxhi do bëhet një faktor negativ permanent edhe tek buxheti. Në vend borxhli është peng në shumë gjëra. Nëse nuk e shlyen ekonomikisht, do e shlyejë nëpërmjet dëorëzimit të sovranitetit.

Tani marrin nga 50 milionë, e nuk marrin as mundimin të tregojnë se ku do të shkojnë këta para. Borxhi të jetë në gjendje të mbajtë ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase dhe ne ta dimë ku shkon.

Ne u marrim borxh kalamajve tone, jo investitorëve që janë në Amerikë e ku di unë. Në këtë princip duhet ta mendojmë. Kaq kisha unë, nuk po merrem me makroekonominë.

Zjarr Tv Ad