Dashamir Shehi si rrallëherë rrëfen jetën e tij: Babai më la në moshën 15-vjeçare, ndërsa nëna…

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, si asnjëherë më parë ka folur për jetën e tij.

Ai ka rrëfyer se ka pasur një fëmijëri normale si të gjithë moshatarët e tij dhe ka qenë një nxënës i mirë.

Shehi tregoi se i ati është ndarë nga jeta kur ai ishte në moshën 15 vjeç, dhe në formimin e tij nuk ka mundur t’i lërë shumë gjëra. “Më la një emër të mirë, më dha dinjitetin, mbiemrin”, tha ai, teksa shtoi se, “Nëna më dha lirinë”.

Deputeti tha se e ëma e tij, e cila tashmë prej vitesh ka ndërruar jetë, ishte një grua që rriti tre fëmijë pa praninë e burrit, është treguar me liberale ndaj tyre, ndaj ai ka qenë më i pavarur se moshatarët e tij.

Zjarr Tv Ad