Siç, shihet në foton e mësipërme, Nora Malaj, ka nxjerr petullat nga qesja, dhe ua ka dhënë qytetarëve në rrugë. Në foto shihet se qytetarët nuk e kanë refuzuar, sakaq, Malaj shfaqet e buzëqeshur.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, përveç petullave, Malaj bën të ditur se sot janë shpërndarë edhe fletëpalosjet e programit të LSI-së në njësinë 10.
POSTIMI I PLOTË:
Dashuria njerëzore kapërcen çdo pengesë!
Teksa shpërndanim fletëpalosjet e programit të LSI te njësia 10 askush nuk qëndronte indiferentë! Të gjithë , një zëri , plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin per të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI ! Të mërzitur e zhgënjyer , ata shprehen të gatshëm për të shkuar në Votime , si mision kombëtar ! Teksa vazhdonim rrugën , nëna nga ballkoni na thërret e na ofron që t’i shkojmë pranë! Ndaj i dua njerëzit se për ta nuk ka rëndësi nese shkon nga dera apo nga ballkoni ! Ata e ndjejnë dashurinë që percohet dhe energjinë e mirë për ta ! Bekimi i kësaj nene e duart e shtrēnguara me dashuri nga banorët pranë gjimnazit “Qemal Stafa “ , tregon se 25 Prilli dita e fitores , e së mirës kundra së keqes , e mirënjohje dhe ndjesërisë njerëzore, kundra arrogancës e papërgjegjësisë është shumë pranë! Dashuria e nënës është bekim për brezat dhe për vendit ! Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë!