Dasma kthehet në ‘makth’/ 131 dasmorë detyrohen të karantinohen, punonjësi i spitalit i ftuar rezultoi pozitiv me Covid

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita më e mirë në jetën e një çifti në Schattdorf solli trishtim në sytë e dhëndrit dhe nuses. Pas dasmës që realizuan të Shtunën, 131 të ftuar duhet të futen në karantinë pasi një prej të pranishmëve rezultoi pozitiv me Covid.

Media gjermane Blick raporton se i infektuari është një punonjës në spitalin Kantonal. Ai ka simptoma të ngjashme me gripin dhe ndihet i dobët. “Të Dielën pas dasmës, ndjeva një gërvishtje të fytit. Kam bërë një test të hënën”, tha ai duke shtuar se gjendja po përmirësohet.

Mes të ftuarve ishin edhe dy punonjës të tjerë të spitalit. Ndërkohë spitali po funksionon normalisht pasi personeli tjetër nuk është i rrezikuar për shkak se brenda respektohen masat në mënyrë rigoroze.

Nga kjo situatë ndikohet edhe një bankë. Dhëndri dhe shumë prej të ftuarve të dasmës së tij punojnë në bankë. Rreth 19 punonjës ndodhen në karantinë, të cilët do të vazhdojnë punën nga shtëpia.

Zjarr Tv Ad