Adoleshentët e vaksinuar në Greqi, tani mund të përfitojnë 50 GB internet falas

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Athinë – Adoleshentët grekë të vaksinuar, tani mund të përfitojnë nga një paketë interneti 50 GB falas, pas hapjes të një web-faqeje përkatëse nga qeveria Mitsotakis.

Të rinjtë e moshës 15 deri në 17-vjeç, që kanë marrë dozën e tyre të vaksinës, mund të marrin ofertën e “Freedom Pass: Data”, pavarësisht nga ofruesi ose kontrata e tyre e telefonisë celulare.

Aplikimi për paketën e të dhënave, duhet të dorëzohet nga prindi ose kujdestari i përfituesit në Freedompass.gov.gr ose në Qendrën e Shërbimit të Qytetarëve (KEP).

Paketa e të dhënave është e vlefshme për pesë muaj, me përdorim të kufizuar në 10 GB në muaj.

Zjarr Tv Ad