De Biasi: Sot largohem nga Kombëtarja shqiptare

0
501
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Traineri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës kuqezi.

Deklarata ka qenë e papritur dhe ka surprizuar edhe presidetin e FSHF-së, Armando Dukën.

De Biasi tha se falënderonte djemtë e ekipit dhe ata që punojnë në federatën e futbollit, por që nuk duken.

‘Largohem si trajner që sot nga Kombëtarja shqiptare. Kam një falënderim për gjithë ekipin e kombëtares. Kemi arritur suksese me kombëtaren, por duket se ka ardhur edhe fundi i ciklit tim si trajner në Kombëtaren e Shqipërisë. Po iki me vështirësi”, është shprehur De Biasi, i cili nuk ka mundur që ti mbajë lotët. I lë mundësinë zëvendësuesit të njohë lojtarët. Nuk jam i qetë, pasi kemi kaluar 5 vite punë së bashku’, është shprehur trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi i cili sot ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares.’

Ai u përlot në përfundimin e fjalës së tij pasi lajmëroj largimin nga skuadra jonë kombëtare.

Zjarr Tv Ad