De Biasi ‘spiunon’ Kukësin te Torino: Është si skuadër e Serie C

0
22
Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar te futbollit, Gianni De Biasi, gjate ndeshjes se futbollit Itali-Shqiperi, 2-0, e vlefshme per eleminatoret kampionatit Boteror Rusi 2018, luajtur ne stadiumin Renzo Barbera te Palermos, ne ishullin Italian te Sicilise./r/n/r/nAlbanias head coach Giovanni de Biasi during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Italy and Albania at Renzo Barbera stadium in Palermo, Sicily island, Italy. Italy won 2-0.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me përjashtimin e Milanit nga Europa League, vendin e Romës në turin e dytë kualifikues të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube e ka marrë Torino, me verdhekuqtë që kanë zëvendësuar kuqezinjtë direkt në fazën e grupeve.

Për të qenë gati për përballjen e parë ndaj fituesit të çiftit të turit të parë Debrecen-Kukësi, skuadra Granata ka përshpejtuar fazën përgatitore, teksa ka vendosur të nisë punën në datën 4 korrik.

Presidenti Cairo ka premtuar se nga Torino nuk do të largohet asnjë lojtar i rëndësishëm, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe skuadra do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore.

A do të jenë të mjaftueshme 3 javë përgatitje që skuadra e Mazzarrit të vijë në formën optimale në sfidën e parë ndaj Debrecenit ose Kukësit që do të luhet në 25 korrik, kjo mbetet për t’u parë.

Te Torino kanë pak informacione për kundërshtarin e mundshëm të turit të dytë dhe për të mësuar diçka më shumë rreth Kukësit kanë pyetur ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar edhe Torinon në të kaluarën.

“Kukësi është njësoj si një skuadër shumë e mirë e Serisë C italiane”, ka deklaruar De Biasi në intervistën e tij për mediat që i qëndrojnë pranë klubit Granata.

 

Zjarr Tv Ad