Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, si dhe kandidati për deputet në listën e PD-së, Mark Marku, kanë debatuar ashpër në studion e “Open”, lidhur me votat e pavlefshme.
Marku e cilësoi Ristanin si “të shitur”, ndërsa Ristani u përgjigj duke i thënë se; duhet të dijë me kë flet. Më pas i tha se sa jurist i mirë është e dinë të tjerët, ndaj nuk ka nevojë për mendimin e Markut.
Debati në studio:
Marku: Kur vidhet a është fajtor hajduti? Se gjithë thoni që është fajtor Basha. Pse është bërë rrokopujë?
Ristani: Pse rrokopujë se ka vota të pavlefshme.
Marku: Po ku e dimë ne kush i ka nxjerrë? Të hapen kamerat. Edhe ti je i shitur.
Ristani: Mos lësho të tilla gjëra se e di ti kush jam unë? Ti m’u drejtove si shitje. Te kush jam shitur? Te Edi Rama jam shitur?
Marku: Të shikohen kamerat për çdo fletë të pavlefshme se është e identifikueshme cdo individ. Ky është proces Ben dhe jeni ngutur.
Ristani: Këto procese i kam kaluar në duar disa dhe të jesh i sigurtë që…
Marku: Jeni të ngutur vetëm për të shitur këtë.
Ristani: Marku mos fol në këtë mënyrë o burrë. Marku, interpretimin bëje vetë. Se sa jurist jam unë, më njohin të tjerët, s’kam nevojë për ty fare. Ti rri urtë.