Debat i ashpër mes Kurtit dhe homologes serbe në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh? Bërnabiç: Si mendon se do okupojmë territorin tonë?

0
277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është mbajtur në Tiranë Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe homologia e tij serbe, Ana Bërnabiç.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes tyre, raportojnë mediat serbe, po që pas mbledhjes është konfirmuar dhe nga vetë Kurti. Kurti kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, pasi shumë pengesa janë krijuar me situatën aktuale të mosnjohjes së saj si vend i pavarur.

Bërnabiç tha se “formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë, pasi Kosova është pjesë e Serbisë”.

Sipas saj, duke qenë se janë 5 vende të BE që nuk e njohin Kosovën, ajo nuk mund të ketë status tjetër përveç atij aktual.

Më pas Kurti e pyeti: Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?

Bërnabiç i është përgjigjur: Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?

Zjarr Tv Ad