Debat i ashpër në Kuvend / Deputetja e PD i kthehet Kumbaros: Je injorante! Nuk do vendosni dot asnjë taksë oksigjeni

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debate të ashpra në Kuvend, në interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, për vendosjen e traut me pagesë në hyrjen e Parkut Kombëtar të Divjakës.

Deputetja demokrate Ilda Dhori deklaroi se qytetarët nuk do të lejojnë vendosjen e një “takse oksigjeni” për të hyrë në park, në rrugën e vetme që të çon në plazhin publik të Divjakës.

Dhori e quajti Kumbaron “injorante dhe pa informacion”, pasi ministjra tregoi në Kuvend një 50 lekësh, duke nënkutpuar se çmimi për të hyrë në park është i papërfillshëm.

Pjesë nga deklarata e deputetes së PD, Dhori:

Besoj se e keni kuptuar sa e turpshme është për qytetarët e një vendi, që ministra të nxjerrë këtu një 50 lekësh, ndërkohë që bëjnë propagandë me 500 lekëshin e pensionistit dhe iu duket shumë, por me atë 5 mijë lekësh ju i ofroni vetëm 30 herë në vit mundësi të marrin ajër të pastër. Ku ka arritur arroganca e ministrave, nuk flasim sa janë qindarkat për ju, por për qytetarët e thjeshtë, dhe një çështje dinjiteti. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë taksë oksigjeni dhe për të shëtitur karrocën e fëmijës në park.

Nuk flitet për qindarkat, flitet për dinjitetin e atyre njerëzve që ju dhanë një mësim të mirë. Nuk do ta lejojmë asnjëherë që ju të ktheni në zonë militare parkun e Divjakës me mbi 1000 hektarë dhe 15 kilometër plazh publik. Ajo është e vetmja rrugë me të cilën aksesohet parku dhe plazhi publik i Divjakës. Jam e shokuar nga injoranca e një ministreje të tillë. Kjo është rruga që ju doni të bllokoni, e vetmja rrugë e asfaltuar që të jep akses në plazhin publik të Divjakës.

Nuk do të ndodhë kurrë!

Zjarr Tv Ad