Debat i ashpër/ Teliti: Ule gishtin, qenke i habitshëm ti! Lapaj: E dogjët reformën, do t’u ndëshkojë populli!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qëndrimet për Reformën e re Zgjedhore kanë përplasur Anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD Dorian Teliti dhe koordinatorin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Të ftuar në Open në News 24, Teliti tha se gjatë javës së ardhshme opozita do të dalë me qëndrimin e saj zyrtar lidhur me reformën zgjedhore.

Ndërsa Lapaj akuzoi se opozitën se e ka djegur këtë reformë dhe se do të ndëshkohen për këtë gabim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku se opozita po sillet “më keq” se “ai që ka pushtetin”.

Ndërsa anëtari i PD-së i tha së qëndrimet e Lapajt janë boshe dhe të mos i drejtohet me gisht.

Pjesë nga debati:

Teliti: Opozita javën që vjen do dalë me qëndrimin e saj zyrtar që do shpalosim idenë tonë.

Lapaj: Jashtë afateve të reformës, e dogjët reformën.

Teliti: Ndaj ka një mekanizëm të ri, 3 mazhorancë e 3 opozitë dhe kemi mundësinë të

Lapaj: Do t’u ndëshkojë populli. Jeni jo dinjitozë. Mbajeni mend këtë, po silleni më keq se ai që ka pushtetin. Nuk po i dilni kundër pushtetit.

Teliti: Llafe boshe. Nuk jemi shprehur akoma. Qenke i habitshëm ti!

Lapaj: Zgjedhjet e fundit Edi Rama ka vrarë 48% të votave, si pasojë e këtij sistemi. Është gabim!

Teliti: Ule gishtin përpara se të flasësh, ule zërin para se të bësh edhe etiketime.

Zjarr Tv Ad