Me debate dhe akuza ka nisur seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Në nisje të seancës opozita kundërshtoi vendimin për ndarjen e minutazhit mes PS dhe PD për diskutimet. Shumica i kërkoi Nikollës që të vijonte seancën, e cila i dha fjalën Eduart Shalsit. Por në momentin që po fliste nga foltorja e Kuvendit, Shalsi “thumboi” disa herë opozitën duke sjellë reagimin e Lulzim Bashës, që “shpërtheu” në akuza kundër deputetit socialist. Kryetarja e Kuvendit ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen, por debati vazhdoi.
Debati në Kuvend
Alfred Rushaj: Kryetari i grupit të PS-së, nuk e kam idenë pse, por keqinformoi deputetë për atë që është arritur në Konferencën e Kryetarëve. Asnjë konsensus nuk ka pasur për limitin e kohës. Kam kërkuar që vendimi i njëanshëm të anulohet. Procesverbali të bëhet publik. Kjo nuk është një seancë e veçantë. Për asnjë nga këto cështje nuk është dhënë dakordësia jonë që të reduktohet koha. Kemi gjetur konsensus që komisionet të zhvillohen në prezencë dhe deputetët të paraqesin certifikatën ose testin.
Lindita Nikolla: Mirë, konferenca ka në gatër vendimmarrjen dhe ne do të vijojmë me rendin e ditës. Ju lutem uluni dhe vijojmë qetësisht seancë.
Luçiano Boçi: O zonjë më jep fjalën për procedurë
Lindita Nikolla: Zoti Shalsi keni fjalën.
Eduart Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të reaguar, është cështje edukate. Nëse nuk do të gjeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu.
Lulzim Basha flet nga vendi
Lindita Nikolla: Zoti Basha ju tërheq vëmendje për mungesë etike.
Eduart Shalsi: Trashja jote e zërit mund të trembë ndonjë laraskë.
Lulzim Basha: Ju jeni një tufë horrash, hajdutë, fundërrinë.