Mbrëmjen e djeshme, moderatori Blendi Fevziu, është përplasur me analistin Preç Zogaj. I ftuar në “Opinion”, Zogaj po komentonte përplasjet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por pa i’u përgjigjur pyetjeve të Fevziut. Ky i fundit ngriti zërin, duke thënë se ishte ai që bënte pyetjet dhe duhej të merrte përgjigje për çështjen që po flisnin. Nga ana tjetër, Zogaj tha se moderatori nuk po e linte të fliste, ndaj preferonte të mos komentonte më.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Preç a mund të të pyes..o Preç…o Preç a të të pyes, po shkon në drejtim të kundër të asaj që po flasim….të bëra pyetje tjetër. Çështja është
Zogaj:E bëre pyetjen tani të biem dakord….
Blendi Fevziu: Ramë dakord Preç, tani më thuaj si duhet të ishte më e mira, Basha mori vendimin dhe më duhet të di si mendon, a duhet ta merrte vetëm apo ta hidhte me votim. Preç më jep mendimin tënd? Ti si do e merrje?
Preç Zogaj: Unë mendoj se një vendim i tillë siç e ka marrë Basha
Blendi Fevziu: Po pra po
Preç Zogaj: Tani mbi këtë bazë, Berisha ka nisur një lëvizje
Blendi Fevziu: Mbetemi këtu vetëm një moment
Preç Zogaj: Lëvizja është shpaguese. Analiza…
Blendi Fevziu: Preç të bëra pyetje tjetër, përse bën sikur nuk kupton për çfarë të pyes. Basha a duhet ta merrte vendimin vetë apo duhet ta hidhte në votim? Çfarë do ta pengonte Bashën të thoshte unë jam kryetar i partisë. Po qe se ju votoni që Berisha të qëndrojë, të largohem unë.
Preç Zogaj: Nuk është kjo pyetja.
Blendi Fevziu: Pyetjen e bëj unë, jo ti. Jepi përgjigje pyetjes time. O Preç ke 15 minuta. Që nuk më kthen përgjigje.
Preç: Zogaj: Po s’të le ti. Këtu është çështje shumë serioze. Këta duan ta zvogëlojnë.
Blendi Fevziu: Preç do t’i marrim një nga një.