DEBAT ME TONE TË ASHPRA/ Agron Shehaj përplaset me Gjiknurin: Je një copë hajduti! Sekretari i PS: Si mund të bëhet një budalla i pasur?!

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat me tone të ashpra është duke u zhvilluar në këto momente në Kuvend, ku janë përfshirë disa deputetë të opozitës dhe të mazhorancës. Fillimisht, ka debatuar Agron Shehaj dhe Damian Gjiknuri, më pas ka vazhduar Spaho e Balla.

Deputeti demokrat Agron Shehaj, teksa fliste për Portin e Durrësit, përmendi e sulmoi dhe Damian Gjiknurin. Ky i fundit, në këto kushte doli në foltore dhe po ashtu sulmoi e ironizoi Shehajn.

“Më trego sekretin sesi një budalla bëhet i pasur sepse do i jepje shpresa miliona njerëzve”, ishte një nga shprehjet me të cilat sekretari i PS ju përgjigj deputetit demokrat. Në kushtet kur nuk mund të merrte fjalën sepse nuk lejohej replika, Agron Shehaj debatoi me tone të ashpra nga vendi dhe të dy shkëmbyen replika pa mikrofon.

“Pse nuk i tërhiqni vërejtje?! Një hajdut. E kupton apo jo?! Hajdut, je frikacak, je hajdut. Të ka dalë boja, jhe një copë hajduti. Do dalim në gjyq”, tha Agron Shehaj, mirëpo ishte pa mikrofon dhe njëj pjesë e deklaratës së tij nuk u dëgjua.

Debati në Kuvend, Damian Gjiknuri dhe Agron Shehaj

Damian Gjiknuri: Sa herë që del ky që unë them një idiot i dobishëm. Ta kam thënë, mos e shfrytëzo këtë foltore të zëvendësosh Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur, por nuk mund të shmangesh gjatë. Të them të drejtën, ti Agron je rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës, sesi ka mundësi të bëhesh ti i pasur. Me këtë pamje dhe budallëqet që nxjerr nga goja.

Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar dhe unë të simpatizoj, sepse me ty ngjall besimin e shumë njerëzve sesi mund të bëhesh i pasur. Për shkak të asaj që t’i transmeton. Po qe për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd te rruga e Ambasadës Hollandeze, se ke ndërtim aty dhe je i fshehur me emër tjetër.

Më trego sekretin sesi një budalla bëhet i pasur sepse do i jepje shpresa miliona njerëzve.

Lindita Nikolla: Jo, zoti Shehaj nuk ka replikë mbi replikë. Nuk ka replikë mbi replikë. Mos u lut fare. Fjala për zotin Spaho.

Agron Shehaj: Mund të përgjigjem?! Më tha idiot dhe budalla.

Lindita Nikolla: Po, pasi ti i the hajdut.

Agron Shehaj: Për çfarë dreqin jeni aty, për çfarë dreqin jeni aty?!

Lindita Nikolla: Të lutem mos bërtit.

Agron Shehaj: Pse nuk i tërhiqni vërejtje?! Një hajdut. E kupton apo jo?! Hajdut, je frikacak, je hajdut. Të ka dalë boja, je një copë hajduti. Do dalim në gjyq.

*** Flet dhe Damian Gjiknuri, por nuk kuptohet sepse nuk ka audio

Lindita Nikolla: Zoti Gjiknuri, ju lutem tani mos flisni nga vendi.

Agron Shehaj: Ti kontrollon drejtësinë, bashkë me Edi Ramën. Prandaj nuk je në burg, hajdut. Qepe. Ti vetëm ke vjedhur

Zjarr Tv Ad