Në emisionin “OPEN”, u diskutua lidhur me deklaratën e Yuri Kim, për liderët politikë, që të mos fusin në listat e tyre për kandidatët për deputetë, persona që janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Gjatë diskutimit, ndërhyri moderatorja Eni Vasili dhe deputeti Alket Hyseni u acarua, duke pretenduar se ishte e disata herë që po e ndërpriste, ndërkohë që për PD panelistët e tjerë, janë lejuar të flasin deri në fund.
Vasili: Më fal pak Hyseni…
Hyseni: Të lutem mos më ndërprit mua se po flas, e di që s’e pëlqeni PS, por më lini të flas unë për PS meqë jam pjesë e saj.
Vasili: Mos bëni etiketime, mos më thoni mua kë pëlqej dhe kë jo, nuk keni të drejtë, unë jam këtu për të drejtuar emisionin.
Hyseni: Po nuk më ndërpret dot mua se po flas…
Vasili: Të ndërpres që ç’ke me atë punë ore, çfarë thua o Alket?!
Hyseni: Kjo studio s’është e jotja është e topchannel.
Vasili: Ou? E imja është, emsionin e drejtoj unë!
Hyseni: Ps është ajo parti që…
Vasili i ndërpret sërish
Hyseni: Do më lësh të përgjigjem unë apo jo? Se latë të përgjigjen të gjitha pyetjet për PD.
Vasili: Të gjitha le të përgjigjen.
Hyseni: Retorikën e politikës le ta bëjnë në fushatë këta, jo në studio.