Mbrëmjen e djeshme, ka pasur një debat mes Jozefina Topallit dhe Mentor Kikisë, teksa ishin të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Në studio është diskutuar lidhur me lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në PD dhe ngjarjet që po ndodhin së fundmi në këtë Parti.
Pjesë nga debati:
Mentor Kikia: Të pretendosh që demokracinë në PD ta kthejë Berisha, është e tmerrshme.
Jozefina Topalli: Të gjithë heshtnin kur Basha eleminonte, bojkotonte, nuk hynte në Zgjedhje. Do të kisha dashur të dëgjoja politikanë atëherë të flisnin…
Mentor Kikia: PD duhet shkundur me rrënjë dhe me degë.
Jozefina Topalli: Moçali ku e kishte çuar Partinë tonë Basha, po lëviz. Berisha ka hapur një debat. Hapja debatit është i mirë apo i keq?
Mentor Kikia: Berisha i ka patur në dorë ç’mund të bënte në këtë vend.
Jozefina Topalli: Ne ja kërkojmë të gjithë një njeriu. Përpjekjen duhet ta bënim të gjithë ne dhe ta fitonim ne. Është gjë e mirë hapja debatit apo jo?
Mentor Kikia: Cfarë bëtë ju kur Basha ju përjashtoi, hapët një Parti të vogël. Ky është opozitarizmi?
Jozefina Topalli: Ne nuk u vendosëm në listë sepse nuk ishim dakord me bojkotin e Zgjedhjeve. E paguam. Kjo është kosto. Sot e pagoi Oerd Bylykbashi. E kuptoni cfarë mentaliteti?
Mentor Kikia: Sot është hapur llogorja. Është hapur tani.
Jozefina Topalli: I vetëm në godinë, i ka ikur e gjithë ushtria…
Mentor Kikia: Ja e dha dorëheqjen Basha, rregullohet opozita?
Jozefina Topalli: Çështja është të mos shesësh kauzat, të mbledhesh forumet. Ke parë kryetar Partie që thotë të mos mblidhen forumet?