Debat mes Ramës dhe gazetarit Arjon sulo/ Kryeministri i nevrikosur kërkon arrestimin e gazetarit: Turp që e thua njëherë, nëse ke dhënë rryshfet atëherë…

0
377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Arjon Sulo, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e djeshme, lidhur me fenomenin e rryshfetit në mjekësi.

Gazetari tha se ekziston ende korrupsioni në mjekësi, ndërkohë që Rama është kundërpërgjigjur me tone të ashpra, duke deklaruar se nëse Sulo pranon publikisht që ka dhënë rryshfet duhet arrestuar.

Rama: Jam i bindur 1000% i bindur që ti nuk ke paguar ryshfet, duhesh arrestuar direkt nëse e ke bërë, është turp që e thua njëherë.

Sulo: Do ta shpjegoj pas emisionit, për etikë, se ti e di mirë këtë.

Rama: Turp është që i thua shqiptarëve që kjo është rruga për të zgjidhur hallet. Po pse mo unë do t’i kontrolloj të gjithë mjekët një më një, nuk luftohet ryfsheti duke u bërë palë me ryshfetin, por duke denoncuar.

Sulo: Po pra turp është të paguash para sa andej këtej.

Rama: Nuk marrin lekë të gjithë mjekët, është krim kur merr leke, kush fut dorën tek xhepi i atyre që janë në hall, por ti je bashkëpunëtor me atë që i jep lekët.

 

Zjarr Tv Ad