Debat mes Topallit dhe Arjan Currit/ Topalli: Këta duhet të largohen, Curri Topallit: Edhe ju bashkë me ta…

0
849
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curri dhe Jozefina Topalli, janë përfshirë në një debat, teksa diskutohej lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit.

“Këta duhet të largohen”, shprehet Jozefina Topalli, duke iu referuar emrave kryesor në politikën shqiptare. Por deklaratës së saj, Arjan Curri ndërhyri duke thënë s’e edhe Topalli, duhet të largohet bashkë me ta.

Gjatë debatit mes tyre, Topalli tha se ajo nuk duhet të largohet në mënyrë absolute, pasi “Lëvizja për Ndryshim”, do të fusë në Parlament të rinj dhe të reja të mirëarsimuar.

Curri vijoi më tej duke thënë se; “nëse ka ndonjë shans që Partia juaj të nxjerrë ndonjë deputet, atëherë ajo do të jeni ju. Votuesit në Shqipëri identifikohen me figurën e kryetarit”.

Pjesë nga intervista:

Curri: Ju po thoni të ikin të gjithë dhe të rrini ju?

Topalli: Këta duhet të largohen

Curri: Edhe ju bashkë me ta

Topalli: Absolutisht jo. Lëvizja për Ndryshim do të fusë në parlament të rinj e të reja të mirëarsimuar.

Curri: Nëse ka ndonjë shans që partia juaj të nxjerrë ndonjë deputet atëherë ajo do të jeni ju. Votuesit në Shqipëri identifikohen me figurën e kryetarit.

Topalli: Ky është problem

Curri: Vetëm ju jeni aty, ju jeni kaq e madhe dhe bëni një hije kaq të madhe poshtë sa ata nuk duken.

Topalli: Unë i kam arritur të gjitha në jetë

Curri: Nëse do ta kishit bërë do ishit tërhequr

Topalli: Unë dua të krijoj një elitë të re

Curri: Nuk krijohet një elitë e re nga një personazh i vjetër. Unë nuk ndjej dhe nuk mund të shquaj një të dytë në partinë tuaj.

Zheji: Ose i eklipsoni ju

Curri: Ne nuk i njohim

 

Zjarr Tv Ad