Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ka pasur debate brenda saj, në lidhje me sjelljen e kryetarit aktual të partisë ndaj deputetëve që kanë dalë publikisht në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë mbledhjes, ku janë propozuar disa amendantete dhe ngritje të komisioneve hetimore në Kuvend, Basha ka shmangur përkrahësit e Berishës, duke mos i informuar dhe duke mos i përfshirë në listën e deputetëve anëtarë të këtyre nismave.
Për këtë sjellje ka pasur edhe reagime nga Edmond Spaho dhe nga Luan Baçi.
Edmond Spaho: Të shohim propozimet për ndryshime kushtetuese, të diskutojmë në grup, në organizmat politike të PD dhe mbi këto të marrim vendime. Nuk mund të vendoset për ndryshime kushtetuese me afate deri të mërkurën. Kjo nuk është serioze dhe nuk garanton suksesin e PD.
Luan Baçi: Ne që kemi dal në foltore dhe kemi opinione të ndryshme, nuk po pozicionohemi në komisioni, bëhen diferencime. Përpara se të firmosim amendamentet, duhet të kemi informacione paraprake, duhet të shikojmë draftet.