Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme ka pasur disa përplasje gjatë mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me logot e partive. Ishte sekretari i PD, Ilvi Kaso ai i cili ngriti çështjen në KQZ duke thënë se logoja e partisë së Astrit Patozit është e njëjtë me atë të PD si dhe krijon konfuzion.
Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.
“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj.