Debate në Kuvend/ Balla-Shehajt: Një deputet i PD tha se ti e ke blerë mandatin tek Basha në 2017-tën

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS, Taulant Balla ka bërë disa replika me deputetin e PD, Agron Shehaj pasi e ka akuzuar këtë të fundit se kishte blerë mandatin në zgjedhjet e vitit 2017.

Më tej, Balla tha se kjo ishte thënë nga një prej deputetëve të PD dhe këshilloi Shehajn që të bënte një kallëzim për të zgjidhur këtë çështje.

“Nëse ke prova shko në prokurori çoji atje. Sepse edhe për ty një deputeti i PD, ka thënë se e ke ble mandatin te Basha në 2017. Meqë ta kanë thënë që e ke blerë mandatin kallëzoje penalisht se ai gënjen. Unë jam dakord me ty që s’e ke blerë e ke marrë. Faleminderit opozitës që ka ndjekur kongresin. Natyrshëm që meqë të kanë thënë se e ke blerë mandatin kallëzoje atë dhe fitojë.

Unë sjam dakord me ato thënie por ti provoje që e ke marrë vetë. Ti je kundër që shqiptarët paratë nga emigracioni të mos i sjellin në Shqipëri, se ti ke qenë edhe emigrant vetë. Je kundër që edhe policia e shtetit të mos ndalojë me shqiptarët të kthehen në shtëpi të vetë”– u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad