Është shoqëruar me debate seanca e sotme parlamentare ku u diskutua paketa e re e ndihmës e akorduar nga qeveria për shkak të krizës energjitike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli për rritjen e çmimeve ku ka hedhur dhe akzua në drejtim të qeverisë. Sula tha se qeveria është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët.
Përgjigjen deputetit Sula ia ktheu vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Brahimaj akuzoi opozitën si gënjështarë pasi gënjejnë popullin teksa i kujtoi votat e marra nga qeveria me 25 prill.
DEBATI:
Dashnor Sula: Pse iku ministrja, apo nuk e pëlqen kosin dhe bukën. Duhet të kuptoni një gjë, jeni shkëputur nga realiteti, a besoni ju që ka njerëz në Shqipëri, nuk ka më o njerëz, nëse regjimi i Enver Hoxhës të fuste në burg, ju e kemi në të thjeshtë, përzini ato që votojnë kundër dhe mbani vetë administratën, a e kuptoni? Ta konsumon plaku plaka apo mbi 50 vjec? Të gjithë mundohemi të mbajnë dietë. I vetmi vend që në kohë krize është pasuruar. Si është kjo, një familje që ka 4 veta punë, i merr ato para dhe nuk iu jep gruas dhe fëmijëve, i merrni këto para dhe iu jepni atyre grupeve, nuk i quaj oligark se ne që kemi lindur para 1990 gjithë pabuksa kemi qenë, janë bërë të pasur tani, që kanë ardhur nga hani i hanit dhe mes Tiranës janë bërë me pasuri miliona euro, një oligark që vetëm për dasmën ka shpenzuar 120 mijë euro për të zbuluar sallën, po qeveria nuk e di, se 30 mijë lekë të vjetra për të paguar një fshatar që vjel rrushin. 99.9% thotë nuk blenë shtëpi familjet e reja, më pyeti njëri “ore a do ngopet kjo politike me pushtet e para”, i thashë “jo”, “a do bëhet njëherë Shqipëria”, i thashë “jo” dhe e kam bindje. Pse nuk do bëhet? Pa ik ne kjo klasë politike, se po ju them janë shkëputur nga realiteti, unë flas për popullin, unë mbrëmë kam ngrënë 5 kokrra fiq dhe ndjeva kënaqësi dhe fërkova barkun, ndërsa këto nuk i kënaqin kuintalët e parave se nuk kanë më vlerë. Mendoj o vëllezër që kjo punë me keq do shkojë”
Delina Ibrahimaj: Unë nuk vij këtu as për të gënjyer e as për t’u mburrur. Ne prezantuam një milion qytetarë fermerë Është një paketë i prezantuar brenda këtij buxheti i jo vetëm rrit por garanton që Shqipëria do të hyjë në vitin 2023 me financa të forta. Se kush gënjen e mashtron e ka treguar vota. Se kë beson populli e tregon vota.
Janë 28 miliardë lekë, të cilat shkojnë për energji elektrike.
Dashnor Sula: (ndërhyn nga vendi)
Ermonela Felaj: Ju tërheq vëmendjen zoti Sulaj
Delina Ibrahimaj: Ju gënjeni popullin pasi është shumë evidente që mbi planin e vitit 2022 janë arkëtuar 42 miliardë lekë. Janë përfshirë transfertat për individët, indeksim e pensioneve, ka një kosto 43 miliardë lekë. Se di si i bëni ju llogaritë. Ju lutem dilni me përgjegjësi në foltore jo me gënjeshtra.
Ermonela Felaj: Kthejini atë banderolën që ka vendosur aty zotit Sulaj./fax.news