Debate të ashpra në Komision/ “Mos më mbyllni mikrofonin mua”, Ina Zhupa shpërthen me tone të forta: Dua t’ia bëj një e nga një pyetjet Endri Fugës, s’më ndaloni! Petro Koçi: Mos na humb kohë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i ditës së sotme ka nisur me debate të forta mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi.

Në fjalën e saj deputetja Zhupa u shpreh: Ju jeni ministri i  propagandës së qeverisë, që keni për detyrë të përcillni sa më mirë propagandën e qeverisë Rama. Kjo është agjensi me taksat e shqiptarëve

Nëse ERTV është kanali i tij personal, kalojmë nga ky stad që kujdesej me paratë e veta, ndërsa tani me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Drejtori i përgjithshëm emëron zëdhënësit e ministrive sipas VKM, pra ju emëroni zënëdhënsat e ministrive dhe janë në varësitë tuaja, pra nuk është në varësi të ministrit por tuajin.

I bie që ju të emëroni dhe komandoni edhe të ministrave të Vasilit, Ylli Manjanit dh eta rekomandoni ju me regji se cfarë do thonë ministrant

Petro Koçi: Ju do bëni pyetjet tuaja, Fuga dhe kolegët mund të mbajnë shënim, kjo është seancë dëgjimore

Zhupa: Nuk dua të bëj bashkëbisedim. Komisionet parlementare zhvillojnë pyetje përgjigje, dhe unë se kam problem që ti bëj të 20 pyetje por unë do të reflektoj në pyetje të tjera që nuk janë të nevojshme. Ka ardhur për mua, e kam kërkuar.

Koçi: Mbaro pyetjet, sa ke 15-20. Procedo në një mënyrë që të sulmosh zotin Fuga. Komisioni funksionon. E kupton sa minuta po na merr kohë?

Zhupa: Ajazi keni qenë pjesë e një komisioni hetimor dhe ka proceduar në të njëjtën mënyrë, unë do ti bëj një e nga një.

Zhupa : Më lejoni të mbaroj pyetjet në emër të rregullores. Asgjë nuk ma ndalon se si të bëj pyetje dhe sa kohë do marrë. Mos harxhoni kohë kot. Unë do mbaroj pyetje.

Koçi: Konsumoni pyetjet. Edhe njëherë spo të pres fjalën.

Zhupa:Nuk i marr përgjigjet pasi të mbarojnë kolegët. Mos më mbyllni mikrofonin.

Koçi: A ka mundësi të veprojmë si zakonisht. Mos e acaro.  Zoti Fuga do  prisni sa të konsumojë Zhupa të gjitha pyetjet. Mos jepni asnjë përgjigje. Ju lutem konsumoni të gjitha pyetjet. Ti po na thua neve të presim, me përulje.

Zhupa: Faleminderit për të drejtën e fjalës që ma jep  rregullorja, dhe jo për të dëgjuar monologun tim, atë të zotit Fuga.  Zoti Ajazi qëndro në pozicionin tënd.

Nuk do i përgjigjeni pyetjes së parë?

Koçi: Po bëni një lojë pa kuptim, mos bëj oporitarizëm procedurial. Zoti Fuga duhet tiu mbrojnë.

“Çfarë sondazhesh keni bërë deri tani apo parashikoni, cila është metodologjia e këtyre sondazheve që bëhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë?”, u shpreh me tone të forta Ina Zhupa.

Zjarr Tv Ad