Debate të forta në Komisionin e Sigurisë/ Ka rënë avioni, pilotët ikën me mallin dhe policia s’di asgjë, Flet Bledi Çuçi: Asnjë tolerancë, ndëshkim i ligjit deri në fund…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po mbahet në këto momente Komisioni Parlamentar i Sigurisë, ku po diskutohet në lidhje me dekretin e presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit për shtetasit e huaj. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i ka drejtuar dy pyetje Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që janë konsideruar nga drejtuesi i komisionit, Nasip Naço dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, si devijim nga tema e diskutimit.

Alibeaj solli në vëmendje ngjarjen e djeshme, ku një avion i vogël u rrëzua në veri të Shqipërisë, ndërsa pilotët u arratisën në drejtim të paditur. Lidhur me këtë çështje, Çuçi u përgjigj shkurt, duke thënë se nxit hetimet dhe ndëshkimin maksimal sipas ligjit për pilotët. Ministri Bledi Çuçi, u përgjigj edhe për kërkesat për azil të shqiptarëve në BE. Ai tha se sipas statistikave të Eurostat, aplikimet nga viti 2013 në 2021 kanë rënë ndjeshëm.

Pjesë nga diskutimt:

Enkelejd Alibeaj: Çfarë parashikoni ju për dy pilotë të avionit që vijnë me avion dhe bien në territorin shqiptar dhe vjen fuoristrada dhe i merr me gjithë mall? Dhe policia s’di asgjë…Çfarë parashikoni ju

Enkelejd Alibeaj: A ka mundësi të flas unë…Zoti minister

Paulin Sterkaj: Unë e di që opozita ka vite që do me fol, por këta e kanë braktis vetë, tani këta po dalin nga rrjedha e diskutimit. Ju mund ta thirrni në interpelancë ministrin. Mos ta bëjmë komisionin të bezdisshëm. S’kam asgjë me ju.

Bledi Çuçi: Nëse presidentin do e kishte dekretuar ligjin, sot do të ishim në zbatim për ligjin e ri për të huajt. Kemi ligjin për nxitjen e punësimit, strategjia për rininë, për diasporën, investimet për teknologjinë. Ka një sërë nismash dhe aktesh të qeverisë për ta adresuar këtë problem. Në lidhje me pyetjen e parë, sa shqiptarë kanë kërkuar azil. E keni statistikën nga Eurostat, që të mos ballafaqojmë fakte të ndryshme. Në rast se në 2013 kanë aplikuar për azil 11 mijë shqiptarë, në 2020 kanë aplikuar 6 mijë, ndërsa në 2021 janë vetëm 2,980. Për aksidentin për pilotët, ndëshkimin e ligjit deri në fund. Nuk ka asnjë tolerancë për këtë gjë. Në lidhje me Global Initiative, dje e kemi marrë, por unë jam i bindur që nuk thuhet në asnjë vend që të rinjtë shqiptarë kanë dy alternativa, o të jenë viktimë o të largohen nga vendi. Më thonë që ka një renditje, e 61-a në rend global, më mirë se sa Serbia, Mali i Zi, Italia apo Spanja.

Zjarr Tv Ad