Debate të forta në takimin e Bashës në Berat/ Kapllanaj: Je i dështuar! Për 9 vite njeh vetëm disfata

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BERAT– Është shoqëruar me debate të forta një takim i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me mbështetës të tij në Berat. Mësohet se ka pasur një debat të forta mes tij dhe ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili njihet dhe si mbështetës i tij.

Kapllanaj mësohet t’i ketë kërkuar Bashës që të mos rikthehet në krye të PD-së pasi njeh vetëm disfata.

Sipas Ora News, Kapllanaj i ka kërkuar sqarime Bashës se përse merr pjesë në këto takime me demokratët kur vetë është tërheqeur.

“A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju”, ka thënë Kapllanaj.

Mësohet se dhe Roland Bejko ka pasur rezerva ndaj ish-kryedemokratit. Bejko është shprehur se nuk e pranon sjelljen e Bashës ndaj tyre.

Zjarr Tv Ad