DEBATET në PD/ Xhelal Mziu: Po vazhduam kështu do na mbetet vetëm SIGLA! Salianji: Të ndërtohet grup për bashkimin e partisë

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen debatet mes demokratëve në mbledhjen e Kryesisë ditën e djeshme. Mësohet se deputeti Ervin Salianji ka kërkuar ngritjen e një grupi të posaçëm me qëllim që të realizojë bashkimin e Partisë Demokratike.

Salianji është ankuar edhe për situatën në selinë blu, duke kërkuar të hiqen përforcimet metalike nga dyert. “Nuk preken me dorë, të hiqen dyert e hekurit se ta shpifin”, ka thënë Salianji.

Sakaq, deputeti Xhelal Mziu gjithashtu ka kërkuar bashkimin e demokratëve.

“Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në euforizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillëk njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe papërfaqësues dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm”, është shprehur Mziu.

Jemin Gjana është shprehur pesimist përsa i përket kampit tjetër të demokratëve.

“Flasim për bashkim, ndërsa ata na thonë ju kemi shkarkuar. Nuk mund të ketë bashkim real, bashkim formal mbase edhe mund të ketë”, ka thënë Gjana në mbledhje.

Zjarr Tv Ad