Debati për dosjen 339, Donika Prela: Pse kemi zgjedhur të heshtim

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në daljen për mediat lidhur me hetimet për dosjen 339, drejtuesja e Prokurorisë për krime të Rënda, Donika Prela, tha se ka zgjedhur të heshtë mbi debatin e zhvilluar këto ditë mbi dosjen duke i qëndruar bindjes se një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta.

“Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre.” -u shpreh ndër të tjera Donika Prela.

“Kemi zgjedhur të heshtim në debatin e madh që po zhvillohet këto ditë pasi i qëndrojmë bindjes dhe detyrimit tonë ligjor dhe kushtetues që një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta, përmes akteve të ndryshme, mjeteve juridike, pra nëpërmjet punës.

Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre.

Theksojmë se paralelisht me kryerjen e veprimeve hetimore për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, prej datës 18.10.2018, janë duke u kryer hetime edhe për faktet penale të nxjerrjes dhe publikimit të akteve sekrete hetimore dhe të përmbajtjes së tyre, fakte të cilat jo vetëm janë të dënueshme penalisht por edhe dëmtojnë seriozisht vazhdimin e hetimeve. Në këtë periudhe për hetimin e tyre është caktuar si pjesë e hetimeve dhe një prokuror tjetër.

Sigurojmë opinionin publik se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, gjatë kësaj periudhe është duke kryer veprime intensive hetimore për të gjitha veprat penale të cilat dyshohen se janë kryer në kuadër të këtij procedimi penal, veçanërisht për episodet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve për të cilat është intensifikuar puna pas zbardhjes së transkripteve të përgjimeve.” Përfundoi Donika Prelën daljen e saj për mediat.

Zjarr Tv Ad