Debati për flamurin me yll, ish-të përndjekurit: Veliaj, jep dorëheqjen

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Unionit të ish-Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni ka reaguar i indinjuar për flamurin kuqezi me yll që u shfaq mbrëmë në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë.

Ai e cilëson këtë kambanë alarmi për shoqërinë dhe kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt.

“Erion Veliaj me ideologjine staliniste qe e frymezon e ktheu festivalin Sunny Hill ne nje kongres te rinise komuniste te Helmesit te vitit 1944, duke njollosur identitetin e kombit, flamurin shqiptar.

Para 51 vitesh ne kampin cfaroses te Spaçit, te burgosurit politike ne mes te plumbave dhe terrorit per kater (4) dite rresht ngriten flamurin pa yllin stalinist qe ja kishte vendosur diktatori Stalinist Enver Hoxha, flamurit kombetar.

Pas 51 viteve enveristi Erion Veliaj, komanduesi i Bashkise Tirane, shpalosi flamurin me yllin stalinist ne mes te ketij festivali.

Sikur shpalosja e flamurit me yllin stalinist ishte nje parodi e nje dhendri tiranas shume i perndjekur politikisht. Hipokrizia e ketyre demagokeve stalinist nuk njeh kufi.

 

Zjarr Tv Ad