Debati për Kushtetuesen, Meta njofton konferencë sonte në orën 20:00

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për shtyp. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili njofton se konferenca do të nisë në orën 20:00 dhe Presidenti do të jetë i hapur për pyetje.

Pritet që Presidenti Meta të flasë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, dy ditë më parë nga Kuvendi. Meta kishte paralajmëruar që do të fliste për këtë çështje, pasi i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të pezullonte procesin, me argumentin se ishte shkelur Kushtetuta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje”, shkruan Blushi.

  • foto galeri
Zjarr Tv Ad