Debati për përfshirjen me ish-Sigurimin/ Meta publikon foton: Rama, karikaturisti i Partisë së Punës në shkrimet propagandistike! Tani kryetar i bandës së inceneratorëve

0
312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e përfshirjes së emrit të tij në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit duke ironizuar kryeministrin Edi Rama.

Ish-Presidenti Meta ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto nga revista “Në shërbim të popullit” të vitit 1983 ku është një karikaturë që mban autorësinë e kreut të qeverisë.

Meta thotë se Rama ishte karikaturisti i preferuar i Partisë së Punës përë shkrimet propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Ish-Presidenti thotë se tani Rama është kryetari i bandës së inceneratorëve.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)

Zjarr Tv Ad