Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes Jorida Tabaku, e cila tha se rritja e çmimeve në Shqipëri është e pa përballueshme për qytetarët, dhe ekonomia rrezikon të futet në stagflacion.
Rama tha se nën qeverisjen e tij Shqipëria e ka përballuar më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit krizën e shkaktuar si pasojë e mungesave në treg, si efekt i luftës në Ukrainë.
Kreu i qeverisë pretendon se mbajtja e parritur e çmimit të energjisë elektrike, dhe rritja e prodhimit të brendshëm, kanë bërë të mundur mbajtjen e inflacionit në nivelet e 6.2-6,7%, ndërkohë që sipas tij vendet e rajonit e kanë shifrën mbi 10%.
Edi Rama:
Është e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve, dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk hyj dot te debati juaj për stagflacionin. Por po marr me radhë disa nga gjërat që thatë ju, meqënëse ju flisni me shifra, do të isha shumë mirënjohës se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT, që unë i kam përpara. Inflacioni në Shqipëri është rritur, më pak se në të gjitha vendet e rajonit.
A ka vallë ndonjë arsye se pse Shqipëria është në gjysmën e rajonit sa i takon inflacionit. Mbase ka më shumë arsye se ato që unë mund të them këtu, por së paku janë dy arsye të rëndësishme, vetëm në Shqipëri, si askund tjetër në rajin çmimi i energjisë mbahet njësoj si përpara simptomave të krizës, dhe sot nafta është patjetër komponent, por enëergjia për të cilën ne vazhdojmë që të paguajmë nga buxheti shtetit, është arsyeja se pse vazhdojmë që të kemi kërë norma inflacioni.
Dhe e dyta është rritja e prodhimit të brendshëm. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë, kemi një rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve. Kjo për inflacionin, ju folët një 30% që më kujtoi atë të 430 milionëshit, ku kemi pasur një ballafaqim së bashku, ju në rolin e prokurores dhe unë në rolin e dëshmitarit.