Po duket si një debat i ashpër në parlament, ai mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, i cili u mbyll në pjesën e parë me një thirrje nga ky i fundit: Lul bëhu çun i mirë!
Por pjesa më e nxehtë duket se ishte ajo kur Basha përmendi me emër disa ‘oligarkë’ të Ramës dhe të tjerë të cilët merren me trafik kokaine, të cilët i dinë agjencitë e huaja.
‘Shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur ty. Vetëm importi i bananeve të është rritur. I ke marrë i ke futur në oborrin tënd. I do emrat, ta mban apo jo? Shko tako ata të agjencive partnere ti tregojnë, se unë të siguroj që i di. Pastaj bëj presion Gledis Nanos’, i tha Basha kryeministrit ndër të tjera.
Pas kësaj kryeministri replikoi duke deklaruar, se ky ishte një sulm i shëmtuar ndaj biznesit dhe se Basha ishte duke ju vënë gjoba live.
‘Këto janë gjoba Lulzim. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. Atë oligarkun që përmende, bëj letrat dhe çoje në Gjykatë’, i tha Rama Bashës. Basha doli në foltore dhe replikoi sërish, por Kryeministri ndërkohë u largua nga seanca.
‘Pse të ra heshtja kur në mbledhjen e kaluar të thanë se 30% e karburantit ishin kontrabandë. Të mori Baca Çet ty? Të mori Baca Çet ty? Të mori Samir Mane ty? Gjysma e Tiranës nuk e di nëse çet Kastarti është administrator i parave të tua’, ishte deklarata e mëhershme e Bashës në parlament që shkaktoi edhe relikën e Ramës.