Dëbora në Gjirokastër, zjarrfikësit dërgojnë të moshuarin në spital

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që përfshinë pjesën më të madhe të vendit, kanë shkaktuar dhe bllokimin e rrugëve, gjë që ka sjell dhe probleme me transportimin e qytetarëve pranë spitaleve për emergjenca të ndryshme.

Një rast vjen nga Gjirokastra ku pak minuta më parë, forcat zjarrfikëse kanë shoqëruar një të moshuar, banor i lagjes Dunavat për në spital pasi autoambulanca e kishte të pamundur kalimin.

Qyteti i Gjirokastrës, kujtojmë se vijon të jetë i bllokuar nga dëbora ndërsa rrugët mbeten ende të pakalueshme.

Zjarr Tv Ad