Dëbora pushton Veriun/ Mbi 30 fshatra në rrethin e Bulqizës pa energji elektrike prej ditësh.

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa fshatra në Veri të vendit tonë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të shumta të dëborës që kanë përfshirë Veriun, ditet e fundit.

Sipas ‘Operatorit të i Sistemit të Shpërndarjes,  rreth 11 mijë banorë janë pa energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike vazhdon në  qarkun e Dibrës, rrethi Bulqizë, njësia administrative Gjoricë me 7 fshatra; njësia administrative Ostren, 12 fshatra; njësia administrative Shupenz me 10 fshatra dhe tre fshatra të njësisë administrative Zerqan.

Ndërkohë në njoftim zyrtar, thotë se janë eleminuar 87 % e avarive në rajonin e Burrelit, ndërkohë që në Bulqizë është vetëm një fider me defekt.

NJOFTIMI:

‘Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike në vend dhe problematikat në rrjetin e shpërndarjes të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej datës 22 mars. Me marrjen e informacionit për ndryshim të kushteve klimatike, OSSH në bazë të planit të masave organizative që ka të bëjë me shëndetin e sigurinë, ka njoftuar 72 orë përpara  11 rajonet e saj në vend për të  organizuar punën në terren me qëllim elimiminin e  defekteve në kohë sa më të shpejtë. Nisur me problematikën në një prej rajoneve, Bulqizë,  ky rajon ishte ndër më të prekurit nga defektet që në orët e para të mëngjesit të datës 22 mars si pasojë e reshjeve të borës dhe stuhisë së erës ku u raportuan defekte në linjën e tensionit të mesëm e të ulët kryesisht në zonat rurale dhe rurale të thella. Nisur dhe nga vështirësia e punës në terren, brenda 48 orëve, megjithë vështirësitë e terrenit si pasojë e rrugëve të bllokuara nga bora, janë riparuar afro 87  % e defekteve në rajonin e Bulqizës,  Burrelit, Rrëshenit e Peshkopisë. Në ndihmë të ekipeve të brigadave të avarisë së OSSH #Burrel, u angazhuan dhe forcat e pushtetit vendor të këtij rajoni, të cilët ndihmuan me mjetet e tyre duke zhbllokuar rrugët. Aktualisht,  janë riparuar 350 kilometra linjë TL, TM dhe TU dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna sërish për riparimin e defekteve kryesisht në degëzime që ndodhen  në zonat e thella rurale. Situata e furnizimit me energji elektrike është futur në dinamikën normale  dhe OSSH thekson se nuk ka asnjë problematikë në organizimin e punës së brigadave të avarisë në terren por cdo vonesë në riparimin e defekteve lidhet me vështirësitë e terrenit në të cilët janë konstatuar defektet. Puna në terren e brigadave të avarisë vijon me intensitet për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.’

Zjarr Tv Ad